Konferenca e parë shkencore ndërkombëtare

Në Ulqinë është organizuar konferenca e parë shkencore ndërkombëtare me temen :

“Turizmi në funksion të zhvillimit ekonomik dhe proceset integruese”

Konferenca në  Ulqin u organizua nga Qendra për huluimtime ekonomike dhe Zyra e  kryetarit të komunës së Ulqinit. Konferenca, e cila tuboi rreth 50 studiues dhe ekspert nga Mali i Zi e vende  tjera,   ka dhënë një kontribut të madh në promovimin e turizmit në rajon.

Në këtë konferencë shkencore dedikuar turizmit në funksion të zhvillimit ekonomik dhe proceseve të integrimit   u paraqitën   me kumtesa rreth  50 studiues , dekanë, pedagogë e  ekspertë të ekonomisë  nga uiniversitetet   dhe institucionet e tjera nga Mali i Zi , Shqipëria, Sanxhaku, Kosova e vende të tjera të rajonit.  Pas fjalës përshëndetëse të  organizatorit, kryetarit të  Qendrës për hulumtime ekonomike,  dr. Elez Osmanit,  kryetarit të komunës së Ulqinit,  Gëzim Hajdinagës dhje ministrit të pakicave, Fuad Nimanit  u lexuan kumtesat dhe më pas  Këshilli shkencor i konferencës, duke shqyrtuar  dhe analizuar  punimet e prezantuara,  aprovoi  përfundimet.  U theksua që  turizmi të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe të proceseve integruese në kushtet e krizës ekonomike e cila shumë shpejt pritet edhe në Mal të Zi. Strategjia e lartpërmendur, sipas studiuesve,  duhet të  bazohet në investimet e shtetit,   kurse të gjtiha subjektet turistike duhet të bëjnë përpjekje në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve tuiristike, kulaifikimin e kaudrove, menaxherëve, ndërtimin e kapaciteteve të reja hoteliere, zgjatjen e sezonit turistik, pastaj zhvillimin e  turizmit elitar dhe  ngritjen e bashkëpunimit me fqinjët . Referuesit u pajtuan  që të shfrytëzohen  përparësitë komplementare dhe komparative të cilat i ofrojnë shtetet fqinje dhe propozuan investime cilësore në komplekse hoteliere dhe objekte  tjera tuiristike si dhe institucionalizimin e veprimtarive kreative dhe krijimin e një marrëveshje  bashkëpunimi në sektorin e turizmit mes shteteve të rajonit.

Për ta parë agjenden e Koferences Kliko Këtu.

 

Lexo më shumë

Këshilli shkencor i konferencës duke shqyrtuar dhe analizuar punimet e prezentuara në sesionet 2,3,4 të konferencës  në temën “Turizmi në funksion të zhvillimit ekonomik dhe proceset integruese” ka aprovuar këto konkluzione:

Në sesionin e 5-të para përfundimit së konferencës anëtari i Këshillit të konferencës Prof. Dr. Veselin Drashkoviq njoftoi pjesëmarrësit me përfundimet e konferences.   Në emër të anëtarëve të konferencës shkencore kam nderin dhe kënaqësinë  të lexoj përfundimet dhe propozimet,  duke i uruar paraprakisht  me sinqeritet në suksesin e arritur kryetarit të Qendrës për hulumtime ekonomike, dr. Elez Osmanit si organizator dhe prof. Basri Mollës, si simultant dhe  përkthyes si dhe pjesëmarrësve të Konferencës për vëmendjen dhe referimet cilësore,  dhe kabinetit të kryetarit të komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga.Dëshiroj  dhe shpresoj që kjo konferencë të bëhet tradicionale, sepse afirmon ekonominë dhe diturinë në funksion të turizmit të qëndrueshëm në rajon. Shpresojmë që organizatori  vitin e ardhshëm dhe  vitet në vijim, të zgjerojë numrin e referuesve edhe nga Kroacia, Hungaria , Maqedonia, Italia dhe shtete të tjera  me qëllim të interesit të zhvillimit të turizmit si  degë ekonomike dhe të proceseve integruese. Besoj se jemi të një mendimi që kjo konferencë  ka dhënë një kontribut të madh në promovimin e turizmit në rajon.
      KONKLUZIONET E KONFERENCËS

  1. Turizmi të jetë në funksion të zhvillmit ekonomik dhe të proceseve integruese në kushtet e krizës ekonomike së cilës  duhet  t’i kundërvihemi me një strategji konzistente, si pjesë e një strategjije afatgjate të zhvillimit.
  2. Strategjia e lartëpërmendur duhet të bazohet në investimet e shtetit, ndërsa   të gjitha subjektet turistike duhet të angazhohen në përmirësimin e cilësisë së  shërbimeve turistike dhe heterogjenitetin e tyre, kualifikimin e kuadrove , menaxherëve, ndërtimin e kapaciteteve të reja hoteliere dhe infrastrukturës përcjedhëse, ngritjen e kategorisë së objekteve për vendosje,  për ushqim dhe pije, zgjatjen e sezonit turistik si dhe shfrytëzimin e rezervave të mbrenshme.
  3. Zhvillimi i turizmit elitar, anulimi i problemeve të shumta, ngritja e bashkëpunimit me fqinjët dhe caktimi i prioriteve të investimeve.
  4. Referuesit u  pajtuan  që të shfrytzohen përparësitë komplementare  dhe ato komparative, të cilat i ofrojnë shtetet fqinje, duke respektuar mundësitë e mëdha që turizmi mundëson ngjalljen e  zonave të lira.
  5. Bartësve të politikës turistike  u preferohet që me pjesëmarrjen e ekspertëve të njohur  të formulojnë një strategji zhvillimi ,  duke shfrytëzuar modelet e shembujt botëror.
  6. Propozohen investime cilësore në komplekse hoteliere e  objekte tjera turistike dhe zvogëlimi  në minimum i investimeve në patundëshmëri.
  7. Institucionalizimi i veprimtarive kreative dhe ballansimi i investimeve private dhe atyre publike. Interesi duhet t’i zëvendësojë improvizimet e deritashme .
  8. Krijimi i një  marrveshtjeje  bashkpunimi në mes të shteteve të regjionit në sektorin e turizmit.

Comments are closed.