Post by Category : Uncategorized

Konferenca e parë shkencore ndërkombëtare  1

Në Ulqinë është organizuar konferenca e parë shkencore ndërkombëtare me temen :

“Turizmi në funksion të zhvillimit ekonomik dhe proceset integruese”

Konferenca në  Ulqin u organizua nga Qendra për huluimtime ekonomike dhe Zyra e  kryetarit të komunës së Ulqinit. Konferenca, e cila tuboi rreth 50 studiues dhe ekspert nga Mali i Zi e vende  tjera,   ka dhënë një kontribut të madh në promovimin e turizmit në rajon.

Në këtë konferencë shkencore dedikuar turizmit në funksion të zhvillimit ekonomik dhe proceseve të integrimit   u paraqitën   me kumtesa rreth  50 studiues , dekanë, pedagogë e  ekspertë të ekonomisë  nga uiniversitetet   dhe institucionet e tjera nga Mali i Zi , Shqipëria, Sanxhaku, Kosova e vende të tjera të rajonit.  Pas fjalës përshëndetëse të  organizatorit, kryetarit të  Qendrës për hulumtime ekonomike,  dr. Elez Osmanit,  kryetarit të komunës së Ulqinit,  Gëzim Hajdinagës dhje ministrit të pakicave, Fuad Nimanit  u lexuan kumtesat dhe më pas  Këshilli shkencor i konferencës, duke shqyrtuar  dhe analizuar  punimet e prezantuara,  aprovoi  përfundimet.  U theksua që  turizmi të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe të proceseve integruese në kushtet e krizës ekonomike e cila shumë shpejt pritet edhe në Mal të Zi. Strategjia e lartpërmendur, sipas studiuesve,  duhet të  bazohet në investimet e shtetit,   kurse të gjtiha subjektet turistike duhet të bëjnë përpjekje në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve tuiristike, kulaifikimin e kaudrove, menaxherëve, ndërtimin e kapaciteteve të reja hoteliere, zgjatjen e sezonit turistik, pastaj zhvillimin e  turizmit elitar dhe  ngritjen e bashkëpunimit me fqinjët . Referuesit u pajtuan  që të shfrytëzohen  përparësitë komplementare dhe komparative të cilat i ofrojnë shtetet fqinje dhe propozuan investime cilësore në komplekse hoteliere dhe objekte  tjera tuiristike si dhe institucionalizimin e veprimtarive kreative dhe krijimin e një marrëveshje  bashkëpunimi në sektorin e turizmit mes shteteve të rajonit.

Për ta parë agjenden e Koferences Kliko Këtu.

 

Lexo më shumë

Read more